Kamioni del nga rruga gjatë natës, bllokohet qarkullimi i mjeteve

5 Mars, 08:57

Një kamion ka dalë nga rruga në hyrje të Kukësit gjatë natës.Për pasojë është bllokuar qarkullimi i automjeteve.Kamioni me targa të Kosovës po transportonte shufra hekuri, kjo ka shkaktuar edhe kolona të gjata në të dyja anët e rrugës.Ndërkohë mëngjesin e kësaj të marte është bërë i mundur edhe zhvendosja e kamionit dhe rivendosja e qarkullimit të lirë të mjeteve.Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së hënës por vetëm sot rreth orës 7 të mëngjesit u bë e mundur zhvendosja e tij dhe rivendosja e qarkullimit të lirë të mjeteve.Për zhvendosjen e tij në fillim është dashur zbarkimi i sasisë së hekurit në një kamion tjetër, proçes që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës për pak kohë duke krijuar kolona të gjata në dy anët e rrugës.Ky aks është i vetmi në të cilin është devijuar i gjithë trafiku i mjeteve që udhetojnë nga Kosova drejt Shëipërisë dhe anasjelltas pas bllokimit te segmentit 3 km në Kukës- Morin të rrugës së kombit si shkak i punimeve për zhvendosjen e Urës se Re mbi Drin. Policisë rrugore i është dashur disa herë të ndërpresë edhe proçesin e zbarkimit të kamionit për të çliruar trafikun dhe kolonat e krijuara.