Kanabisi në repart, ushtarakët e arrestuar: E gjetëm vetë ne! Gramoz Mullai: Zbulimi u bë që në korrik! Njoftova kolonelin pa procesverbal

13 Gusht 2023, 17:41

Njëri nga tre ushtarakët e arrestuar për 125 bimët e kanabisit në repartin e Zall Herrit, Gramoz Mullai, pretendon se parcela me drogë është zbuluar nga vetë ai që në korrik. Ndonëse nuk ka mbajtur dokumentacion, shefi i zbulimit ka pretenduar se për këtë fakt kishte vënë në dijeni kolonelin epror.