Kanceri i gjirit në Fier/Ekzaminimi në kohë dhe kontrollet e shpeshta të gjirit mund të të shpëtojnë

13 Tetor 2021, 14:58

Ekzaminimi në kohë dhe kontrollet e shpeshta të gjirit mund të të shpëtojnë jetën. “Kryesorja është diagnostikimi ,i cili duhet të fillojë me vetë paraqitjen e grave duke bërë një ri-kontroll të vetvetes”, pohon presidenti i Urdhrit të Mjekut në Fier. President i Urdhrit të mjekut në Fier, Besnik Brahimaj, thotë se rastet e kurimit janë rritur, ndërkohë që ka një mesazh për të gjitha gratë. “Porosia ime do të ishte për problemin kancerit të gjirit ,gratë duhet te bëjnë një diagnostikim të hershëm të ekzaminimeve të rëndësishme që kanë dalë sot, siç është sot ekografia dhe mamo-grafia. Ne se kapet herët kanceri i gjirit sot kurohet ne mënyrë te përshtatshme dhe arrin te kurohet plotësisht. Për Kanceri gjirit përdoren metoda rrezatimi qofte dhe kimioterapia qofte dhe kirurgjia”, tha Brahimaj. Përpos ekzaminimeve dhe kurimit të disa rasteve, mjeku Brahimaj thotë për Report TV se vitet e fundit ka pasur rritje të numrit të grave të diagnostikuar me kancer. “Vitet e fundit ka një rritje drastike të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës. Kjo ka ardhur si pasoje e ndryshimeve të mëdha që ka bërë teknologjia,ndryshimet klimaterike të cilat kanë çuar në gjendje të kancerit. Po në të njëjtën kohë si pasojë dhe ndryshimeve në shkence ka arritur që edhe diagnostikimi dhe mjekimi, të jetë më efektive viteve të fundit”, sqaron presidenti i Urdhrit të Mjekut në Fier. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon të informojë dhe edukoj njerëzit mbi rëndësinë e kësaj sëmundje vdekjeprurëse. Deri në korrik të këtij viti janë kryer 163 ndërhyrje kirurgjikale për kancerin e gjirit.