Kandidati i Berishës në Has ndalon furgonin e Mulajt të PS: E ka mbushur me ndihma ushqimore, po blen votat për 14 majin

17 Prill 2023, 23:08

Kandidati i koalicionit, Berisha-Meta Miftar Dauti ka ndalur furgonin e dy djemve të kandidatit të PS, Halit Mulaj. Dauti pretendon se në këtë furgon dy djemtë e kandidatit të PS kanë ndihma ushqimore të cilat do i shpërndanin tek qytetarët e zonës. Sipas tij, me këto pako kandidati i PS po përpiqet të blejë votat për zgjedhjet e 14 majit.