Kandidati për këshilltar në listën e BF në Gjirokastër braktis dyshen Berisha-Meta dhe bashkohet me socialistët! Fushatë në krah të Flamur Golemit të PS

23 Prill 2023, 22:58

Kandidati për këshilltar për Këshillin Bashkiak te Gjirokastrës nga koalicioni BASHKË FITOJMË braktis listën dhe bashkohet me PS.

Magrip Gjika ne listën e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës njëkohësisht ne forume te larta drejtuese të FRPD së Berishës, ka njoftuar braktisjen e kësaj force politike dhe i është bashkuar PS. Gjika ka dalë sot në fushatë hapur për PS dhe kandidatin e PS për Bashki Flamur Golemi.