Kanosi të moshuarin dhe fshehu armën e gjahut, arrestohet 62-vjeçari në Cërrik

12 Shkurt, 12:14

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Cërrik pasi ka kanosur për motive të dobëta një të moshuar. Gjithashtu, 62-vjeçari ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës (ka fshehur armën e gjahut) dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kontrollin e banesës.