Kaosi në Kakavijë/ Zv. ministri i Jashtëm për Report Tv: Greqia po diskuton të heqë tamponin për të gjithë dhe të bëhet vetëm me kampion, 1 në 10 makina

14 Gusht 2020, 15:22

TIRANË- Pas 3 ditëve kaotike në Kakavijë, kur situata mori përmasa alarmante, Greqia po diskuton të heqë tamponin pët të gjithë dhe të bëhet vetëm me kampion, 1 në 10 makina.Lajmi është dhënë ekskluzivisht për Report Tv nga zv. ministri i jashtëm, Agron Tare.

"Në këto momente është hapur kufiri dhe po kalojnë qytetarë, se ishte bllokuar. Kjo situatë është në të gjithë botën, janë kushte të sigurisë, jo se grekët kanë bllokuar. Ministria e Brendshme greke është në debat me ministrinë e Brendshme për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve në Kakavijë. Deri tani ka qenë e bllokuar, se mjekët grek kanë pasur probleme, logjistike dhe materiale, nuk kanë pasur tamponë. Tani do hapet, do kalojnë me tampon, po autoritetet greke po diskutojne që të hiqet tamponi dhe ta bëjnë me random, pra me kampion, jo të gjithë, por disa do e bëjnë testin. Që t'ua bëj më të thjeshtë, nëse kalojmë 100 makina, ata mund te zghjedhin qe 10 qytetarë mund t'u bëhet tamponi, të tjerëve jo. Kjo situatë po diskutohet si mundesi, ndoshta do jetë nga sot, pastaj në varësi të shifrave do shihet, se mund të mbyyllet fare kufiri nëse ka raste të reja shumë", tha Tare.