Kapet gomonia me mbi 500 kg hashash në Karaburun

23 Maj 2021, 19:25 | Përditesimi: 23 Maj 2021, 19:25

Një gomone e ngarkuar me lëndë narkotike është sekuestruar pasditen e së dielës në zonën e Karaburunit në Vlorë. Gazetari i Report TV Armand Xhelili raporton se në gomone kishte mbi 500 kg hashash. Nga sa raportohet paraprakisht, gomonia me lëndë narkotike u gjet në vendin e quajtur Gjiri i Arushës gati për t’u nisur. Policia vijon kontrollet në zonë. Ende nuk ka detaje për operacionin apo persona të arrestuar.

b.ha./Shqiptarja.com