Kapet hajduti i biçikletave në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje

31 Maj, 09:58

Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi gjatë muajit maj ka vjedhur të paktën 3 biçikleta. Në këtë video shihet momenti kur 35-vjeçafri vjedh një biçikletë edhe në ambientet e brendshme të pallatit.

35-vjeçari S.T., rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje. Policia ka sekuestruar veshjet që autori i përdorte kur kryente vjedhje.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit.