Kapet me 104 kg kanabis 48-vjeçari në Vlorë, i dënuar edhe më parë për drogë! Pakot i kishte fshehur në bagazhin e makinës luksoze

4 Maj 2023, 09:39 | Përditesimi i fundit: 2023-05-04 12:14:48

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap me 104 kg kanabis gati për shitje. Kristian (Nikola) Skëndaj u kap në flagrancë teksa drejtonte mjetin që po transportonte 10 pako me kanabis. Shërbimet e policisë e pikasën pasi 48-vjeçari po transportonte drogë me makinë luksi, tip “Chrysler”.