Kapja dhe varja e shqiponjës në Bual të Përmetit, animalisti: Dënohet 3-7 vjet burg, Prokuroria t’i shkojë deri në fund rastit! Veterinerët: Jemi për eutanazi, i janë thyer krahët

9 Tetor 2023, 14:41

Në një kohë kur vrasja dhe kapja e paligjshme e kafshës së botës së egër dënohet me burg gjer në 7 vjet sipas Kodit Penal, gjuetarë në vend vazhdojnë të mos i binden ligjit. Rasti më i fundit i konstatuar ishte dje në fshatin Bual të Përmetit, ku një shqiponjë është gjetur e plagosur dhe e lidhur për së gjalli në një gardh.