‘Kapni kunatin dhe Hotët, zhdukni Xhelal Mziun’, videoja epike për ‘Foltoren’ e Berishës: 'Nuk luftohet Amerika me hajvanë si ju’

23 Tetor 2021, 19:37

Një video që ironizon zhvillimet në Partinë Demokratike pas përjashtimit të Sali Berishës nga Lulzim Basha, ka nisur të qarkullojë dhe të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Videoja shpjegon prapaskenat dhe qëllimin e maskuar të ‘Foltores’ së Sali Berishës, një mënyrë të veçantë, përmes ironisë dhe paralelizmit. Protagonist i videos është Sali Berisha, i cili në rastin konkret krahasohet me Adolf Hitlerin, në një moment dëshpërimi, gjatë luftës në dy fronte, kundër Perëndimit dhe Rusisë.