"Kapriçot e motit", bora dhe ngricat e prillit dëmtojnë pemët e lulëzuara! Agronomi në Dibër: Pritet rënie e prodhimit me 20 për qind

22 Prill, 16:28

Reshjet e dëborës gjatë fundjavës, shoqëruar me ngrica në qarkun e Dibrës kanë sjellë dëme për pemëtarinë. Prodhimi këtë vit pritet të jetë 20 për qind më i ulët, tha për ‘Report TV’, agronomi Arshi Beqiri.