Karabina: Basha, pjesë e misionit! Kush flet për ndalimin e tij, të thojë pse ndryshoi qëndrim për Berishën! S’duhet të ecim kundër SHBA

11 Qershor 2023, 13:53

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirela Karabina thotë se e ardhmja e opozitës vjen nëse të gjithë ndahen nga Sali Berisha që i referohet ndryshe si ‘filozofia berishiste’. Në një intervistë për Report Tv komenton grupin e deputetëve që janë kundër hapjes së garës për kreun e PD duke thënë se në Kuvendin e 18 dhjetorin pranuan ndarjen nga e shkuara.