Karkaleci maroken bën kërdinë në fushat e Myzeqesë! Fermerët: Ka dëmtuar 1000 hektarë me jonxhë! Ministria e Bujqësisë të nisë spërkatjen

6 Qershor, 16:15 | Përditesimi i fundit: 2024-06-06 16:15:55

Me nisjen e stinës së verës në fushat e Lushnjes dhe Divjakës shfaqet karkaleci, një insekt që dëmton të mbjellat dhe kryesisht foraxheret. Fermeret apelojnë Ministrinë e Bujqësisë të nisë sa më parë sterkatjen me kimikate, pasi insekti po përhapet dhe në kultura të tjera bujqësore.