Karkaleci migrator ‘pushton’ Tiranën, futet në banesa! Qytetarët: Kemi frikë të hapim dritaret! Entomologu: Jo panik, nuk shkakton asnjë dëm

17 Korrik 2023, 17:07

Për banorët e metropolit, prania në masë e karkalecave është befasuese dhe ka shkaktuar panik. Por ekspertët thonë se ky është një lloj karkaleci migrator, i padëmshëm, dhe se herë pas herë futet në vende urbane. Në anën tjetër ISHP në bashkëpunim me njësitë bashkiake kanë nisur operacionet për dezinsektimit në zonat publike.