KAS rrëzoi Berishën, fati i PD-së së Alibeajt kalon sërish në dorën e Celibashit! Sot në 16:00 vendos nëse do regjistrohet në zgjedhje

14 Mars 2023, 13:13

Ditën e sotme Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhje. Pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, fati i PD së Enkelejd Alibeajt do të jetë sërish në dorën e Celibashit, pasi do të jetë ky i fundit që do përcaktojë nëse do futen apo jo në zgjedhjet vendore 2023.