Katastrofë ekologjike në Peqin, digjet plehrat! Kryetari i Bashkisë mbyll telefonin dhe i bën 'block' numrit të redaksisë

1 Korrik 2021, 15:32 | Përditesimi: 1 Korrik 2021, 18:19

PEQIN-Një katastrofë e vërtetë ekologjike në Peqin të Elbasan. Siç shihet në pamjet tronditëse që Report Tv ka siguruar nga vendgrumbullimi i mbetjeve në këtë qytet, i është vënë zjarri plehrave duke ngritur në qiell një re tymi vdekjeprurës.  

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi bashkia nuk ka fonde për t'i dërguar në Landfillin e Elbasanit. Kompania që merret me administrimin e mbetjeve në Bashkinë Peqin quhet Viola Green. 

KT/Shqiptarja.com