Katër ditë në Durrës, 'USNS Trenton' anija krenari e marinës amerikane!

5 Janar, 16:59

USNS Trenton, një prej anijeve transportuese më të shpejta të Forcës Detare amerikane, e aftë për një gamë të gjerë misionesh, po qëndron në Durrës në vizitën e saj të dytë në Shqipëri. Komandanti i saj Bateson tregoi për mediat qëllimin e vizitës dhe veçantitë e anijes që drejton.