Katër ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, ndiqen penalisht pronarët

24 Korrik 2023, 14:40

Policia njofton se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit: B. M., 41 vjeçe, E. Ll., 38 vjeç, A. Z., 31 vjeç dhe B. H., 39 vjeç. Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, 3 shtetasit e parë janë konstatuar duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në zona bregdetare në Ksamil, ndërsa shtetasi B. H. është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në zonë urbane.