Katolikët kremtojnë Udhën e Kryqit! Besimtarët në Lezhë marshojnë deri në kalanë e qytetit

30 Mars, 08:54 | Përditesimi i fundit: 2024-03-30 10:56:57

Të krishterët në Lezhë kanë kremtuar të premten e madhe, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”. Ritualit fetar ju bashkuan dhjetëra besimtar, të cilët të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik u nisën nga sheshi “Gjergj Kastrioti” dhe marshuan deri në kalanë e qytetit, duke kujtuar në këtë mënyre mundimet e Jezu Krishtit.