Ke frikë se mos të tradhëton Basha?! Berisha: Ja çfarë i kërkoi ai ambasadores Kim në takim

5 Gusht 2021, 13:02

Për Sali Berishën, Lulzim Basha u soll mirë në takimin me Yuri Kim. Sipas tij kreu i PD i kërkoi prova.

"Kreu i PD-së i ka thënë znj. Kim që të paraqesin prova dhe fakte. Zonja është përgjigjur, i kemi për nuk mund të t'i publikojmë! Unë për këtë e përgëzoj dhe e falënderoj Bashën. Kjo është e vetmja kërkesa që unë kam", tha Berisha. 

"Nga biseda që zonja ka bërë me kreun e PD-së, irritimi i saj për një dalje në një tv të Kosovës ku unë shpreha gjithçka kam thënë para jush për multimiliardin Soros dhe kundër ndarjes së Kosovës. Nuk fyeva dhe nuk sulmova askënd. Ishte rasti për Mathew Palmer. Ai ka qenë një prej promotorëve të atij projekti, dhe unë kam qenë kundër. Dhe jo vetëm unë por edhe ligjvënës të SHBA-ve. Zëri im do të trefishohet në mbrojtje të të vërtetave siç e gjykoj unë, në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shqiptarëve. Kjo nuk do të ndryshojë nga asnjë lloj mase", ka vijuar ai.