KE hetim, Shqipëria analizë! Ende mister përse u stakuan dritat në 4 shtete

24 Qershor, 16:40

Një hetim ndërkombëtar që pritet të zgjasë 6 muaj ka nisur nga Komisioni Europian për rënien në seri të sistemit të energjisë elektrike në Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci dhe Bosnje. Por njëkohësisht në Shqipëri po bëhet një analizë e thellë për të gjetur shkakun, se përse ndodhi avari në linjën e interkonjeksionit me Greqinë që la pa drita për gjysmë ore të gjithë vendin.