Një nga të moshuarit që u prit nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Pogradec tregoi se kishte ardhur për t'i paraqitur një problem familjar, me shpresën se çështja do të marrë zgjidhje.
Sipas tij, një 90 vjeçar, i cili është i përndjekur politik, ka dorëzuar dokumentacionin prej më shumë se tre vitesh, por ende nuk ka marrë pagesën që i takon.
I moshuari tha se beson se takimi me kryeministrin do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes, ndërsa shprehu besimin e tij te Rama.

















