Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë

6 Qershor, 19:21 | Përditesimi: 6 Qershor, 19:21

Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka pasqyruar prej ditësh anën kreative të të rinjve. Në protestën e sotme është vënë re një kënd i veçantë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku prindërit të cilët kanë marrë fëmijët me vete në protestë kanë krijuar një hapësirë ku të miturit mund të pikturojnë.

E.H/Shqiptarja.com