'Këneta, deti dhe makina në kanal', SHPËRTHEN Sazan Guri: Ja pse vijnë përmbytjet

7 Janar, 20:01 | Përditesimi: 7 Janar, 20:01

Sazan Guri ishte i ftuar në 'Studio Live' me Ermal Qorin, ku komentoi situatën e përmbytjeve dhe shkaqet që, sipas tij, po e përsërisin këtë fenomen çdo vit. Ai foli për keqmenaxhimin e territorit, zhdukjen e kënetave, ndërhyrjet në vijën bregdetare dhe ndërtimet pa kriter, duke theksuar se këta faktorë e bëjnë vendin më të pambrojtur ndaj reshjeve intensive. Sipas Gurit, përmbytjet nuk janë vetëm pasojë e motit, por rezultat i vendimeve të gabuara ndër vite.

A.M/Shqiptarja.com