Këngë e valle popullore në festën e Amantias në Vlorë, tradita e çdo viti mbledh qindra qytetarë e turistë

26 Maj, 19:19

Si çdo vit, në stadiumin antik të parkut arkeologjik të Amantias në Vlorë, u zhvillua festa e këtij qyteti të lashtë. Atmosfera e bukur festive tërhoqi vëmendjen e qindra qytetarëve vendas, por edhe turistëve të huaj.