Këngëtari i mirënjohur italian Pupo rikthehet me një koncert në Vlorë: Pashë emocionin e publikut vlonjat, ndihem i lumtur

31 Mars 2023, 16:04

Enco Ginaci, apo i mirënjohuri Pupo ka elektrizuar skenën e teatrit "Petro Marko" në Vlorë me repertorin e tij të këngëve që kanë rritur e edukuar breza edhe në Shqipëri. Për rreth 60 minuta këngëtari italian ka dhuruar emocione për publikun vlonjat, teksa edhe ai është suprizuar nga dashuria e fansave shqiptarë.