'Keni hallin e pensionistit tuaj...', Balla ironizon PD: Serioziteti juaj vazhdon të konsolidohet si të hënën me 300 petrita në bulevard

19 Nëntor, 10:52 | Përditesimi: 19 Nëntor, 10:52

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ironizoi Foltoren e PD-së para kryeministrisë, ku mblodhi një numër të vogël mbështetësish. Balla tha se serioziteti i PD-së vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Ju me matematikën u ka lënë ai mbrapsht se 7 x 7 vazhdoni... E di që pensionisti i vetëm ndër ju, nuk ka hall rritjen e pensioneve se e ka pagën e lart, fjalim për 670 mijë të tjerët. Ju keni hallin e pensionistit tuaj. Iu referova nënës time të dashur dhe 670 mijë pensionistëve. Pa humbur kohë, iu lutem ta votojmë kërkesën për t’iu bashkuar debatit të buxhetit. Ky debat, minimumi jetik, është pjesë e diskutimit të buxhetit, strategjia juaj dhe për të marrë Jorida 10 minuta...vazhdoni. Ndërkohë serioziteti i forcës tuaj politike vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën me 300 petrita në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

r.k./Shqiptarja.com