'Keqardhje për opozitën…', si Komisioni i Venecias konfirmoi argumentat e Ramës për reformën zgjedhore

15 Dhjetor 2020, 10:54

TIRANËKomisioni i Venecias ka miratuar tashmë opinionin final mbi ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet në Kodin Zgjedhor që adresojnë ndryshimet në këtë kod.

Mes te tjerash, Venecia lë disa rekomandime për t’u zbatuar nga palët politike shqiptare, veçanërisht nga opozita jashtëparlamentare, që sipas komisionit, e la rrugës procesin institucional për reformën zgjedhore me braktisjen e parlamentit.

Komisioni e vë theksin te thirrja për bashkëpunim dhe respekt të institucionit të Kuvendit nga opozita, që për Venecian, funksionon sipas kuorumit të përcaktuar me kushtetutë.

Por nëse i referohemi draftit të këtij opinioni, rekomandimet e Komisionit të Venecias shkojnë në të njejtën linjë logjike me argumentat që Kryeministri Rama deklaroi për reformën në korrik të këtij viti gjatë një tryeze për reformën zgjedhore, duke legjitimuar në këtë mënyrë, qëndrimin e kryeministrit.

Video e krahasimit të qëndrimeve mes Ramës dhe Venecias u publikua nga Kryeministri në facebook. Ja argumentat:

-Rama në korrik 2020: Reagimi i opozitës jashtëparlamentare dhe asaj presidenciale per kete nisme kushtetuese te Kuvendit eshte i papranueshem. Partia Demokratike nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin të cilin e ka braktisur veç te tjerash, që të thotë “asgjë tjetër vec asaj që më pëlqen mua.”

Venecia në dhjetor 2020: Komisioni i Venecias dhe ODHIR gjithashtu, shprehin keqardhjen që gati të gjithë deputetët nga partitë e opozitës që ishin në parlament, dhanë doreheqjen në vitin 2019 dhe që atëherë përbëjnë opozitën jashtëparlamentare.

-Rama: Në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi i Shqipërisë të sulmohet, të anatemohet, të përbuzet, qoftë nga një institucion si Presidenti i Republikës, qoftë nga opozita jashtëparlamentarë që zgjodhi ta braktisë Kuvendin.