Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor. Ky opinion i Venecias vjen pas kërkesës së çuar nga Presidenti . Në këtë dokument final mësohet se nuk është miratuar asnjë ndryshim i kërkuar nga Presidenti Meta. 

Sipas raportit final ndryshimet janë ne përputhje me standardet më të mira në zgjedhje sipas përcaktimeve në kodin e praktikave të mira në zgjedhje. Komisioni kritikon veprimet e djegies së mandatave nga opozita jashtëparlamentare si akt kundër trashëgimisë elektorale evropiane dhe nuk mund të jetë sot kritikuese kur e la procesin institucional ne rrugë

Në raport theksohet gjithashtu se Kuvendi është legjitim përsa kohë ka gjithë kuorume e nevojshme për çdo vendimmarrje.

Ekspertët e Venecias kanë cekur edhe çështjen shumë të debatuar të koalicioneve. Ata janë shprehur se koalicionet sipas ndryshimeve ligjore janë në rregull me standardet.  Komisioni i Venecias nuk ka analizuar procedurën parlamentare  dhe nuk ka thotë se ka një standard sa zgjat një procedurë e tillë për ndryshime kushtetuese.  Kuvendi ka sqaruar respektimin e procedurave dhe afateve në kushtetutë e rregulloren e tij si dhe  konsultimin publik.

Komisioni i Venecias, në rekomandimet e bëra thekson nevojën e gjithë palëve të kontribuojnë për organizimin e zgjedhjeve e 25 prill 2021, dhe ndryshimet ligjore rekomandohet pas zgjedhjeve.

Ky opinion i sotëm është konfirmim i draft opinionit të  'Venecias' para pak ditëve, ku iu bënte 4 rekomandime autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit. Në rekomandimin numër 2 kërkohet të "shmanget çdo amendim i ri të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare" dhe veçanërisht "kufizimet kushtetuese nuk duhet të ndryshojnë". Praktikisht me këtë rekomandim, Komisioni i Venecias hedh poshtë pretendimet nga Presidenti Meta dhe nga opozita e bashkuar me ne krye Lulzim Bashen për të ndryshuar edhe njëherë modifikimet në kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor të votuara tashmë nga parlamenti.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 5 tetor ndryshimet në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim. Këto ndryshime erdhën si pasojë e hapjes së listave dhe ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 30 korrik.  Në ndryshimet në Kodin Zgjedhor përcaktohet se pragu kombëtar do të jetë 1 %, do të ketë  ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht dhe se për të kaluar pragun e listës, kandidatëve u vendoset prag tavan 10 mijë vota si dhe heqja e koalicioneve të përbëra dhe kandidimi me listë unike.

Po me 97 vota Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta i cili ktheu në Kuvend  ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pastaj, me kërkesën e kreut të PD-së, Ilir Meta e ka dërguar Kodin Zgjedhor për opinion në Komisionin e Venecias. Kryeministri Rama e akuzoi presidentin se u përpoq të sabotonte zgjedhjet duke e çuar kodin në Komisionin e Venecias.

 

(Kliko këtu për të lexuar draft opinioni i Komisionit te Venecias per Reformen Zgjedhore)