Kërcënimet e Vucic për aleancën Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri Nufi: S’ka vend për panik, jemi në koordinim të plotë me NATO-n

19 Mars, 14:21 | Përditesimi: 19 Mars, 14:21

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave u pyet lidhur me kërcënimet e presidentit Aleksandër Vuçiç dhe përgatitjet e Serbisë për sulm pas kërcënimeve të pretenduara që vijnë nga bashkëpunimi ushtarak 3 palësh Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Ministri Nufi thotë se nuk ka vend për panik duke theksuar se Shqipëria është e sigurtë dhe në koordinim të plotë me NATO-n.

 

A.M/Shqiptarja.com