Kërcënimi me armë ndaj ish kreut të komunës Shëngjin, Berisha akuzon Ramën: Bandat e tij dështuan në atentat! Donin ta vrisnin bashkë me të birin, e kemi të filmuar

14 Maj 2023, 22:36

Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për kërcënimin me armë ndaj përfaqësuesit të opozitës në Lezhë, Salvador Kaçaj. Në daljen për mediat, Sali Berisha thotë se kanë tentuar të kryejnë atentat dhe të eliminojnë ish kreun e komunës Shëngjin së bashku me të birin që kishte ardhur nga Amerika për të votuar.

Sipas Berishës, ishin bandat e Pjerin Ndreut që i bllokuan rrugën me makina dhe i ndoqën me armë për t’i qëlluar. Atentati që Berisha pretendon se ka kryer PS dështoi për shkak të manovrës së shoferit që arriti të shmangte personat që i ndoqën.