Kërcënoi dhe dhunoi bashkëshorten, pistoleta e ‘Visit të Garave’ e fshehur te tubat e ujit! Policia sekuestron edhe 3 krehra e 2 pako me fishekë

23 Gusht, 17:59 | Përditesimi: 23 Gusht, 17:59

Konflikti me bashkëshorten që përshkallëzoi deri në dhunë e kërcënimin me armë ka vënë në pranga Elvis Kosovën, i njohur si ‘Visi i Garave.’ Policia e Vlorës bën me dije se kur ka hyrë në banesë ka gjetur një pistoletë, 3 krehra dhe dy pako me fishekë që tanimë janë sekuestruar.

E.H/Shqiptarja.com