Kërkesa për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë, Kryemadhi: Rama do kohë për largimin e zgjidhjes politike

16 Dhjetor 2019, 11:37

Kryeministri Rama po kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament deri në muajin mars, i cili ka të bëjë për sa i përket largimit të zgjidhjes politike që ka sot Shqipëria, që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe kërkon një spostim të tillë për të fituar kohë" ky ka qenë reagimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për sa i përket kërkesës së qeverisë për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë deri në mars.

Kryemadhi ndër të tjera ka thënë se Rama po kërkon kohë që të mos ketë zgjidhje politike dhe sipas kryetares së LSI, kjo bëhet për të instaluar sistemi autokrat. Këto deklarata Kryemadhi i bëri në tryezën e thirrur nga opozita jashtë parlamentit për sa i përket kundërshtimit të projektligjit 'anti-shpifje'. 

"Nuk po ikin njerëzit më të pasur apo ata më të varfër, por në fakt po ikën klasa e mesme, ku përfshihen bizneset e vogla dhe të mesme, punonjësit e administratës publike, gazetarët, opinionistët dhe shumë të tjerë për shkak se kanë garancinë e shkollimit të fëmijëve të tyre, sigurinë, sistemin shëndetësor, etj. Më pas për atë kontingjent njerëzish që kanë ngelur dhe që ka ardhur duke u tkurrur, do të jetë censura mbyllja e gojës. Në fakt të gjithë kemi konstatuar problematika që po shfaqen.

Sot kemi një kryeministër që po kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament deri në muajin mars, i cili ka të bëjë për sa i përket largimit të zgjidhjes politike që ka sot Shqipëria, që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe kërkon një spostim të tillë për të fituar kohë dhe për të vazhduar në instalimin e atij sistemi autokrat që e kanë shumë vende të tjera, duke kërkuar të bëjë një kopje të shëmtuar. " tha Kryemadhi.