Kërkimi shkencor, Universiteti i Korçës fitues në 7 projekte! Drejtoresha e AKKSHI: Institucionet tona me shumë sukses në programe evropiane

15 Shtator 2023, 17:34

Janë shpallur këtë të premte fituesit e projekteve të kërkimit shkencor, ku Universiteti i Korçës “Fan Noli” është shpallur këtë herë fitues në 7 projekte duke iu përgjigjur thirrjeve të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.