Kërkoi ‘lirimin’ nga kafazi i gjykatës, GJKKO i rrëzoi kërkesën Veliajt: Praktikë e zakonshme! Por, Nano në 1993-shin qëndroi në gjyq i paizoluar

5 Dhjetor, 19:11 | Përditesimi: 5 Dhjetor, 19:11

GJKKO i rrëzoi Veliaj kërkesën për të qëndruar jashtë kafazit në procesin ndaj tij, me argumentin se nuk e parashikon ligji. Gjykata u justifikua me faktin se që nga viti 1993 gjyqësori ndjek praktikën e izolimit të të pandehurve në sallën e gjyqit. Megjithatë, një prej rasteve më të njohura kur një ish-zyrtar i lartë u gjykua pa struktura izoluese, është ai i procesit ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1993.

    I.M/Shqiptarja.com