Kërkon masë më të lehtë sigurie, ish-zyrtarja Alda Klosi del sot para gjykatës

20 Shkurt 2023, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2023-02-20 13:59:08

Ish-zyrtarja Alda Klosi pritet që të dalë sot në sallën e gjyqit, pasi ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë. Ish-zyrtarja e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, e akuzuar për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie, kërkon lirinë në gjykatën e Apelit duke argumentuar se ka 2 fëmijë të mitur për të rritur dhe se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër