KESH blen me 17 mln euro 16 ditë energji elektrike! 3 ankande për 77.420 megavat energji

10 Janar 2022, 17:14 | Përditesimi i fundit: 2022-01-11 07:15:06

Për të garantuar 16 ditë energji elektrike, KESH ka blerë 17 milionë euro energji elektrike. Në total në tre ankande të hapura nga 1 deri më 8 janar janë blerë mbi 77 mijë megavat energji. Çmimi mesatar i importit ka qenë 230 euro për megavat.