Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

29 Mars, 12:29

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka bashkuar votat me Partinë Socialiste për të komanduar nënkryetaren e Bashkisë së Himarës, Blerina Balaj. Kjo e fundit mori 15 vota pro. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, tha për Report Tv se nga 9 vota që ka PS, pjesa tjetër e votave pro janë dhënë nga Bashkë Fitojmë.