Këshilli i Legjislacionit miraton në parim nismën për lista të hapura, mazhoranca: Legjitime! Adriatik Alimadhi voton kundër

10 Korrik 2020, 15:11

Mazhoranca mbështet nismën e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral. Deputetja Klotilda Bushka gjatë fjalës së saj në Këshillin për Legjislacionin tha se nisma është legjitime dhe konstatohet se nuk sjell ndryshime të sistemit elektoral aktual.  Por deputeti, Adriatik kërkoi verifikim të firmëtarëve, pasi sipas tij ka deputetë që kanë firmosur për një deputet tjetër. Në parim Komisioni i Ligjeve ka votuar me 16 vota pro ndryshimeve kushtetuese, ndërsa kundër ka votuar deputeti Adriatik Alimadhi.  Pas këtij votimi, nisma do të shqyrtohet nen për nen në Komisionin e Ligjeve ditën e hënë dhe është parashikuar votimi final në 30 korrik në saencë plenare.