Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë s’merr vendime, 6 anëtarëve u mbaron mandati! Nisin dëgjesat me kandidatët

2 Shkurt, 16:18 | Përditesimi: 2 Shkurt, 16:18

Gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u ka mbaruar mandati, për pasojë këshilli nuk mund të marrë asnjë vendim derisa të plotësohet bordi me anëtarët e rinj. Ndërkohë Komisioni i Ekonomisë nisi dëgjesat me kandidatët e vetofruar për të plotësuar vakancat në Këshillin Mbikëqyrës.

I.M/Shqiptarja.com