Këtë muaj rishikohet buxheti dhe miratohen rrogat e reja të administratës! Gati drafti me fashat e reja të tatimit për pagat e lehtësitë fiskale për të rinjtë

9 Qershor, 18:02

Këtë muaj qeveria do të rishikojë buxhetin e shtetit duke rritur pritshmëritë për të ardhurat, si dhe do të përfshijë një garanci sovrane për bujqësinë, si dhe një paketë ndihme për shtresat në nevojë. Po ashtu Ministria e Financave po bën gati projektligjin me fashat e reja të tatimit mbi pagat si dhe me paketën e mbështetjes për të rinjtë e punësuar deri në 29 vjeç.