Këtë verë 30 mijë thirrje në urgjencën e Tiranës, Brataj për Report Tv: Shumica, nga vala e të nxehtit

3 Gusht 2023, 19:44

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë në Report Tv tha se këtë verë numri i thirrjeve drejt urgjencës kombëtare ka shkuar në 30 mijë. Pjesa dërrmuese e tyre sipas Bratajt lidhet me valën e të nxehtit që përfshinë vendin tonë.