‘Këto akuza nuk i bëjnë as gomerët’, Salianji i përgjigjet Nokës: Agasi, lidhje e afërt e Berishës! Pse heshtni?

1 Maj, 18:37 | Përditesimi: 1 Maj, 18:37

Ish-deputeti Ervin Salianji e krahason Flamur Nokën me gomerët, ndërsa u përgjigjet akuzave që janë artikuluar ndaj tij se i shërben krimit të organizuar dhe Ergys Agasit, biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t. Në intervistën për Report Tv, Salianji artikulon publikisht akuza se Ergys Agashi është lidhje e afërt e Sali Berishës dhe për këtë arsye kurrë nuk është denoncuar nga PD, deri në momentin që u shpall në kërkim nga SPAK.

I.M/Shqiptarja.com