Kim zbardh takimin me Bashën, i jep ‘porositë’ e SHBA: Ndava me të atë që mësova nga Washingtoni, të angazhuar për të punur me PD! Demokracia, një parti opozitare që 'lulëzon'

24 Shtator 2021, 17:00 | Përditesimi: 24 Shtator 2021, 17:00

Ambasadorja Yuri Kim ka zbardhur takimin me Bashën. Ajo thotë se i ka sjellë porositë nga Washingtoni të cilët janë të gatshëm për të punuar me PD.

“Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni. Ku kam pasur mundësinë të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë përfshirë shtëpinë e bardhë departamentin e drejtësisë. Pata mundësinë  që tu jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mië për situatën në shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija në pd për ta ndarë atë që kam kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me bashën që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me PD. Sikurse e dinë të gjithë shba ka pasur marrëdhënie të fortë me pd që në fillimet e saj. Ne ishim aty kur pd hypi në pushtet për herë për herë të parë dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pusnhtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”.

KT/Shqiptarja.com