Kisha 200-vjeçare në Fier rrezikon shembjen, rrëshqitja e dherave nxjerr në shesh eshtrat nga varreza e vjetër! Banorët: Rrezik sëmundjet, fëmijët i prekin

25 Tetor 2022, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2022-10-25 19:08:03

Kisha e Dukasit në Patos, e ndërtuar rreth viteve 1800 rrezikon shembjen totale, ndërsa rrëshqitja e dherave ka bërë që varrezat rreth objektit të kultit te shkatërrohen dhe eshtrat të dalin në sipërfaqe. Kjo situatë vijon të mbetet e pandryshueshme prej vitesh duke shkaktuar indinjatën e banorëve të cilët shprehen se ky është një skandal i vërtetë teksa tregojnë se fëmijët luajnë çdo ditë me eshtrat.

    No videos found.