Kisha e Shelbuemit, vlerë identitare arbnore

16 Mars 2020, 09:12

Veri jug ju sjell me reportazhin e së djelës në kishën e Shelbuemit në Rubik. Historia e kishës si vlerë identitare arbnore, meshat në gjuhën shqipe qysh prej vitit të largët 1166 dhe Kuvendi i franceskanëve. At Gjergj Fishta autor i Lahutës së Malcis dhe at Shtjefën Gjeçovi, mbledhës dhe shkrues i Kanunit të Lek Dukagjinit, si meshtarë në kishën e Shelbuemit dhe Kuvendit të Franceskanëve. Në sheshin e vogël të kishës një vepër arti krejt e vecantë: guri i krijimit ose kupa e jetës. Në fund të reportazhit, një qëndrim në Infokulla, si burim informimi mbi zhvillimin e turizmit në Mirditë.