Kisha Katolike kërkon ndalimin e simboleve të diktaturës, Massafra-Kuvendit: Ligj të ri për apologjinë e komunizmit

21 Nëntor 2023, 15:37

Kisha Katolike kërkon hartimin e një ligji që ndalon çdo formë të përhapjes së simboleve dhe parimeve të komunizmit në ditët e sotme. Siç janë për shembull shfaqjet e veteranëve çdo 29 nëntor me fotot e dikatorit Enver Hoxha. Po kështu kërkohet ndalimi i transmetimit të filmave të 45 viteve të komunizmit dhe rishkrimi i disa librave të historisë.