Kishte mbjellë kanabis prapa banesës së tij, arrestohet një person në Kurbin! Pamjet me dron zbuluan lëndën narkotike (EMRI)

21 Prill 2023, 12:43

Një person është arrestuar në Kurbin nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike në banesën e tij. Nëpërmjet vëzhgimit me dron, është bërë i mundur zbulimi i 94 fidanëve të kanabisit që i arrestuari Valentin Cara i kishte mbjellë pas banesës së tij.